Familjarët e shtetasve turq priten në takim nga kabineti i kryeministrit

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka pritur sot në një takim familjarët e 6 të depërtuarve turq, të cilëve u ka premtuar zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI me Policinë e Kosovës.

“Me mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të institucioneve përgjegjëse do të bëjmë ç ‘është e mundur për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq”,  raportohet të ketë thënë Arifi gjatë takimit me familjarët e gylenistëve nga Turqia.

Arifi është arsyetuar para familjarëve se kryeministri nuk ka qenë i informuar për aksionin dhe se për këtë gjë sot ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKI-së dhe ministrin e Punëve të Brendshme.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pas paqartësive të krijuara dhe mo sinformimit në kohë të duhur lidhur me këto zhvillime, në bazë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese sot ka ndërmarrë hapat e nevojshëm duke liruar nga detyra Drejtorin e AKI-së, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj”,  ka thënë Arifi.

Në komunikatë thuhet se gjatë takimit familjarët u informuan për gjithë këtë situatë të krijuar dhe morën zotimin se do të sqarohen të gjitha të panjohurat lidhur me këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme