“New York Times”: “Shkupi 2014”, një marrëzi identiteti

Kjo anije piratësh mbi në lumin Vardar që përshkon Shkupin konsiderohet nga prestigjiozja amerikane “New York Times” si pjesë e marrëzisë së madhe të projektit “Shkupi 2014”. Një projekt me një vlerë kolosale prej 750 milionë dollarësh, nismëtar i të cilit ishte ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që do të përmbyllej atë vit, por në fakt është ende sot i papërfunduar. Madje për këtë projekt, vetë Gruevski po përballet me akuzat për korrupsion.

Në shkrimin e gjatë kritik të publikuar nga e përditshmja amerikane pamja e re që i ka dhënë ky projekt, kryeqytetit të Maqedonisë konsiderohet “false”, një përzierje e neveritjes, zemërimit dhe konfuzionit.

Ndërtesat e epokës komuniste në qendër të Shkupit janë veshur me stilin “Kiç”, që në fakt nuk i takon pasi arkitekturën e ndërtesave e përcakton shoqëria që i ndërton, që sipas Nju Jork Tajms nuk ka lidhje me atë model.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme