Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha sot se nuk është një sekret që qëllimi i vetëm i shqiptarëve është të marrin veriun e Kosovës
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zoran Mihajloviq, morën pjesë në vendin ku po ndërtohet një tunel afër Ljigit.
Vuçiq tha se shqiptarët ishin “të fuqishëm, dhe të mëdhenj”, duke shtuar se ata kishin “mbështetjen e publikut perëndimor”.
“Unë po mendoj për Serbinë tonë, kështu që unë gjithmonë do ta mbroj atë, si edhe të vërtetën. Do të mbajmë paqen dhe do të mbrojmë stabilitetin, besoj se ata janë të fortë duke u mbështetur në sponsorët e tyre,” tha Vuçiq.
Vuçiq tha se shqiptarët e kanë studiuar secilën komunë serbe, sepse qëllimi i tyre i vetëm është marrja e veriut të Kosovës, raporton “Beta”, transmeton Periskopi.
“Unë nuk kam asgjë për të thënë, gjithçka e kam thënë ditën e parë, unë i di dëshirat dhe qëllimet e tyre,” tha Vuçiq.
Vuçiq tha se kishte pasur një bisedë të mirë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan rreth orës 20.00, në të cilën ai i tha atij se çfarë ndodhi në Kosovë.
Ai shtoi se Erdogan i kishte bërë thirrje për paqe dhe përmbajtje.
“Ai kupton gjithçka,” tha Vuçiq./Periskopi/