Haradinaj: Sefaj dhe Gashi janë shkarku, kanë shku në shtëpi

Ramush Haradinaj të shtunën ka folur qartë se ka shkarkuar Flamur Sefajn dhe Driton Gashin. Për dallim prej letrës ku kishte kërkuar lirimin nga detyra, Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka thënë se Shefi i AKI’së dhe Ministri i Punëve të Brendshme janë shkarkuar dhe duhet të shkojnë në shpi. Ka thënë se beson se edhe Presidenti do të pranojë shkarkimin e Shefit të AKI’së.

“Këta dy kanë shku në shpi. Janë shkarkuar. Kanë humbur besimin tim se nuk më kanë njoftuar për atë çka ka ndodhur. Ai nuk më ka informuar mua për këtë proces.  Për këtë situatë presidenti do ta jap edhe ai mendimin e vet. Jam i bindur se presidenti besoj që kështu do ta përmbyllë këtë punë. Emërimi do të bëhet i përbashkët”, ka thënë Haradinaj,

Tutje Haradinaj ka thënë se shefi i AKI’së ka bërë punë të mirë. Thotë se e ka shkarkuar vetëm për incidentin e fundit.

“Driton Gashi ka qenë drejtor i suksesshëm i AKI’së në temat që i ka përgjegjësi ligjore. Por, ai e ka humbur besimin tim në rastin konkret. Dhe, nuk mund të vazhdojë bashkëpunimin me te. AKI ka të bëjë me tema të ndjeshme”, ka thënë në fund kryeministeri Haradinaj

AKR ka kundërshtuar kërkesën e Kryeministrit derisa kanë kërkuar sqarime shtesë. Ndërsa, për shkarkimin e Shefit të AKI’së duhet edhe pajtimi i Presidentit Hashim Thaçi, i cili ende nuk ka treguar se cili është pozicioni i tij për këto largime.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik  kombëtar për Shtetin.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme