Kosova sot ka arrestuar gjashtë drejtues së shkollave të Gylenit në Kosovë, dhe ata i ka ekstraduar te pushteti i Erdoganit në Turqi.
Turqi e konsideron si terroriste organizatën të cilën e drejton Fetullah Gylen, por ai strehohet në SHBA, dhe nuk pranohet ekstradimi i tij në Turqi, pavarësisht insistimit të pushtetit të Erdoganit, shkruan gazetametro.net.
Ish’deplomati Lulzim Peci, tani drejtori i institutit KIPRED, ka kritikuar institucionet e Kosovës për arrestimin dhe dorëzimin te Erdogan të gjashtë gylenistëve.
Ai thotë se Kosova ka filluar të kthehet kundër Perëndimit, duke ndjekur linjën e Erdoganit.
“Kah po shkon ky vendi yne? A jeni me SHBA-te dhe BE-ne, te cilet nuk e deportuan asnje person te kerkuar nga Turqia, apo jeni me Erdoganin”.
Peci thotë se ekstradimi në raste të tilla është i ndaluar edhe me Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, e cila është e aplikueshme edhe në Kosovë.
“Po a e keni lexuar Konventen e Keshillit te Evropes per te Drejtat e Njeriut qe eshte e aplikueshme edhe ne Kosove, dhe e cila ndalon deportimin e migranteve ne raste te tilla (Pika VI.a.)?. Turperim shteteror me konsekuenca serioze”, ka thënë ish’diplomati Peci.