Çavkov: Polici ka qenë i hutuar në deklaratën për Mirsad Ndrecajn

Ministri i punëve të Brendshme Mitko Çavkov nuk ka mohuar dhe as nuk ka pohuar informacionet se gjatë seancës së djeshme gjyqësore për Kumanovën, pjesëtar i policisë në cilsinë e dëshmitarit të mbrojtur të ketë deklaruar se Mirsad Ndrecaj ishte arrestuar i gjallë gjatë aksionit policor në Lagjen e Trimave, transmeton Fakte.

Dëshmitari deklaratën mund ta ketë bërë i hutuar ose në gjendje të rëndë psikologjike ka thenë Çavkov.

“Nuk dua të ndërhyj në këtë, dëgjova se kjo ka qenë në vet seancën gjyqësore megjithatë besoj se mbrojtja dhe prokuroria do t’i pastrojnë këto dilema ose nuk di si do ti kisha quajtur. Mendoj se nuk është aspak dilemë por është ndonjë huti gjatë dhënies së deklaratës, kështu që duhet të keni mirëkuptim edhe për momentet psikologjike derisa zgjatin proceset e tilla” – tha ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov.

Dje avokatët e rastit Kumanova njoftuan se rryma dhe defektet teknike ishin shkak për ndërprerjen e seancës gjyqësore, por sipas raportimit të disa mediave shkaku i vërtetë ka qenë dëshmia e një polici pjesëmarrës në aksionin “Lagja e Trimave”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme