Thaçi përfshihet në debatin Haradinaj-Selimi, e godet këtë të fundit!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi në konferencën për media që e mbajti sot, u përfshië edhe në debatin ndërmjet kryeministrit dhe deputetit të VV’së, Rexhep Selimin, të cilin shefi i ekzekutivit e quajti “rrenc”.

Sipas Thaçit, Haradinaj s’ka folur sa duhet gjëra për Selimin, duke e kursyer atë.

“Unë nuk i komentoj deklaratat në Kuvend, se edhe vetë kam qenë pjesë e kuvendit tash e sa vjet, por në të njëjtën kohë nëse është ashtu siç është deklaruar ju them se kryeministri Ramushi e paska kursyer Rexhep Selimin”, ka thënë Thaçi duke qeshur.

Ndërkohë, Polemika në mes kryeministrit dhe Selimit, filloi ditë më parë në Parlament. Kjo pasi shefi i ekzekutivit, e kishte quajtur gënjeshtar si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme