Top skandalet e Musa Xhaferit

Ai njihet si një prej “pushtetarëve të përjetshëm” të BDI – së, i cili mbante pozitat më të rëndësishme qeveritare për të cilat kishte arritur marrëveshje BDI me partnerët e saj qeveritarë, në fillime LSDM e më pas, për një kohë të gjatë, me VMRO – DPMNE.

1. Sex Skandali

“Institucionet të reagojnë dhe menjëherë të tërheqin të gjitha bisedat private të përgjuara ilegalisht të publikuara në kanalin “YouTube” dhe rrjetet sociale”. Kështu ka deklaruar udhëheqësi i BDI¬së, Ali Ahmeti. Të mos e çojmë situatën me vetëdëshirë dhe drejtësinë ta marrim në duart tona, sepse atëherë vetëm Zoti e di sesi kjo mund të përfundojë, paralajmëruan nga partia e Ali Ahmetit”¬ . Ky ishte deklarimi i të parit të BDI – së, Ali Ahmetit pas publikimi të përgjimeve telefonike mes zv. kryeministrit Musa Xhaferit dhe deputetes Ermira Mehmeti.
Ndërsa vetë Musa Xhaferi, lidhur me bisedën erotike të publikuar në media dhe rrjetet sociale, si dhe për raportimet për dorëheqjen e tij, kishte thënë se lajmet janë vetëm spekulime. “Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zv/kryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime, të cilat u kontribuojnë qarqeve të caktuara”, pati deklaruar Xhaferri, i cili megjithatë u largua nga postet e “përjetshme”.

2. Unë jam ma shka se shkau
Në një prej përgjimeve që u publikuan nga opozita maqedonase, në një komunikim Musa Xhaferrit dëgjohej teksa i thoshte një bashkëbiseduesi se është “më shka se shkau: Që të mos dale se jam i pa interesum. Më thirri në telefon tamam Smit… Mark Milloshi… ai i ra drejt në gjermanisht dhe tha ka prejardhje sllave, unë desha t’i thom ma zi jam une se ti, ma shka se shkijet (vazhdon e qeshura).

3. Maxharr Telekomi
Një aferë e madhe korruptive e cila u trajtua nga Gjykata e Neë Yorkut ka prekur rëndë drejtuesit më të lartë të partisë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi, njëherësh zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, akuzohen se kanë marrë 5 milionë euro nga “Magjar Telekom”. Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, në dëshminë e tij dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së saj motër – “Telekomi i Maqedonisë”, në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas. Kështu, në transkriptin e publikuar në 166 faqe, Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh). I pyetur nëse i njeh personat me inicialet A.A. dhe M.Xh., Bogoevski thotë se ata janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dhe sipas tij paratë u janë dhënë për t’i korruptuar zyrtarët shqiptarë.
Lidhur me këto akuza, Xhaferri do të deklaronte: “Akuzat ndaj meje janë të rënda, ka akuza për organizim vrasjesh qe janë shumë të rënda, por ajo është çështje shumë personale dhe do ngrej padi për deklaratat shpifëse. Ai do të duhet që ato gjëra t’i dëshmojë te institucionet tona. Nuk është e vërtetë se në adresë timen ka ardhur thirrje nga Neë York. Unë nuk jam pjesë e asaj që spekulohet”.

4. Akuzat se Musa Xhaferri mori nga 5 mijë euro përmes shoferit për punësimin e shqiparëve

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Ernad Fejzullahu, gjatë një séance kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve, ka thumbuar zv/kryeministrin e ri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit,festim Halili. “Pyes Halilin se a është tarifa për punësimin e shqiptarëve në administratë nga tre deri pesë mijë euro, ashtu siçe kishte paraardhësi yt Musa Xhaferi, apo ka ndryshuar. E dyta: Paratë për punësimine shqiptarëve në administratë i merr vetë ti, apo ngel praktika e Musa Xhaferit që i merrte përmes shoferit të tij”, ka pyetur Fejzullau.

5. Musa Xhaferri i shpallte rrahjet e fëmijëve shqiptarë “incidente të izoluara”

Në kohën kur nxënësit shqiptar sulmoheshin pamëshirshëm nëpër autobusët e linjës urbane, ishte vetë Musa Xhaferri ai i cili këto raste i cilësonte si “incidente të izoluara”, ndërsa fëmijët shqiptarë ktheheshit të nakatosur nëpër shtëpitë e tyre apo përfundonin nëpër klinikat e emergjencës. Autorët e krimit shpesheherë ishin maqedonas të moshës së mitur, të cilët liroheshin nga policia.

6. Raportet me ish kryespiunin, Sasho Mijalkov
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev kishte publikuar përgjime ku dëgjohej Musa Xhaferri në bashkëbisedim të afërt me ish shefin e shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov. Në një përgjim Xhaferri edhe i rrëfehej Mijalkovit se sa probleme ka me njerëzit e partisë së tij, BDI – së. Në këtë përgjim dëgjohet se si Mijalkov i drejtohet Xhaferrit me fjalët: Gjykata Supreme dhe Gjykata penale duhet të jetë punë e kryer!

7. Dështimi i Marrëveshjes së Ohrit
.Ja prioritetet që Musa Xhaferri kishte shpalosur për t’i përmbushur si personi kryesor për realizimin e Marrëveshjes Kornizë së Ohrit. Vlerësoni vetë nëse ndonjëra nga ato është përmbushur!
– Do të vazhdohet me përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në sistemin gjyqësorë.
– Forcimi i kapaciteteve financiare të komunave
– Ligji për decentralizimin e komunave
– Implementimi i zhvillimit rajonal, shpërndarja adekuate e mjeteve financiare për regjionet.
– Rritja e besueshmërish së shqiptarëve në institucionet e shtetit, nëpërmjet përfaqësimit adekuat në këto institucione
– Relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme