Ku ishim që heshtëm kur i dëbuan vëllezërit nga Maqedonia dhe Shqipëria?!

Sylejman Cerkezi

Dëbimi i gjashtë qytetarëve turq të organizatës së Fetullah Gylenit, na ka shkaktuar një vërshim mendimesh plot vrerë, akumuluar që moti nga disa individë ndaj Turqisë. Deri më sot, ka ekzistuar një fasadë diplomatike e raporteve dhe mendimeve për këtë shtet paçka se, ka qëndruar edhe me vepra, edhe me fjalë përkrah popullit tonë. Popull vëlla, nuk di që të na ketë thënë ndonjë burrshtetas tjetër përveç Erdoğanit. Nuk përmendet se ishte shteti i dytë pas SHBA-ve (të paktën zyrtarisht), që bëri urimin dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës, as lobimin dhe votën gjithnjë PRO në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, as faktin se është investitori më i madh në ekonominë e Kosovës. Pasi po flitet kaq shumë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve kujtoj se, as këto nuk kanë pasur nevojë për zvarritje qoftë për trajtime mjeksore, viza studentore apo turistike.
Le t’i kthehemi “hallit” tonë. Ajo që vlen të analizohet është pavarësia e institucionit të inteligjencës. Nëse dy shtyllat kryesore të sigurisë së vendit ministria e Brendshme dhe Agjensia e Inteligjencës së Ks (AKI), kanë të dhëna se kjo organizatë është e rrezikshme për vendin ç’ka na ngelet ne? Ti besojmë institucioneve tona apo organizatës FETO? Nëse AKI-ja nuk është në shërbim të shtetit atëherë në shërbim të kujt është? Në shërbim të kujt paska qenë AKI-ja kur dëbuam vëllezërit nga Maqedonia e ku njëri prej tyre është dënuar me vdekje nga gjykata maqedonase? Po kujtoj edhe aktivistët politik të Shqipërisë që vinin në përkrahje të Lëvizjes Vetvendosje. Madje disave prej këtyre të fundit ia kanë ndaluar hyrjen në shtetin e Kosovës për disa vite. Apo mbase duhet të kujtojmë rastin “Dehari” dhe aktivistave të tjerë sepse thyen xhama të institucioneve.(?) Epo këto nuk vranë askënd e as nxorrën tanke e autoblinda në rrugë. Ne “vajtojmë me lot krokodili” e ia “qajmë hallin” demokratizimit të Turqisë (?). Të mjerët.
Epo kjo është për ulëritje.
Vërtetë jemi në Europë gjeografikisht por jemi shuuuumë larg së funksionuari si shtet normal dhe demokratik.
Jemi bërë siç thotë populli : “Fjalt si Demushi e punt si kërkushi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme