Veseli i reagon Erdoganit: Kosova nuk i nënshtrohet presioneve të jashtme

Përderisa Haradinaj e Thaçi ende janë në heshtje, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar pas akuzave që Erdogan ia bëri kryeministrit të Kosovës.
Veseli në postimin e tij ka shkruar se deklaratat e Erdoganit në këto momente nuk i kontriubojnë momentit, pasi sipas tij Kosova po punon për ta zbardhur rastin e deportimit të 6 turqve.

“Jemi të befasuar me deklarimet e Presidentit te Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, te drejtuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës po trajtojnë ne hollësi veprimet që quan në arrestimin dhe deportimin nga Kosova në Turqi të gjashtë shtetasve turq gjatë ditës së djeshme. Keto deklarata janë shqetësuese, sepse vijnë nga lideri i një vendi mik, mbështetja e të cilit shtet është dëshmuar në vazhdimësi para dhe gjatë gjithë ekzistencës së shtetit tone”, ka shkruar shefi i legjislativit.

Kryeparlamentari ka shkruar se Kosova ka institucione të pavarura, dhe nuk i nënshtrohet presioenve të jashtme.

“Andaj, deklarimet e tilla nuk i kontribojnë forcimit te miqësisë dhe bashkëpunimit te ndërsjellë, per çka vendi jonë ka qenë dhe është i përkushtuar. Veprimet e institucioneve të Republikës se Kosovës janë sovrane dhe si të tilla nuk mund t’i nënshtrohen presioneve të jashtme. Në këtë drejtim edhe marrja në përgjegjësi e bartësëve te institucioneve të sigurisë është çeshtje e brendshme dhe në diskrecion të lidershipit të Kosovës”, shkruan Veseli.

Veseli ka theksuar se Kosova do ta vazhdojë rrugën drejt Evropës, dhe vlerave perëndimore. Duke rritur bashkëpunimin me shtetet mike, përfshirë edhe Turqinë.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë pa kompromis rrugën e vet evropiane, të forcimit te vlerave përendimore dhe demokratike, duke ofruar bashkëpunimin e vet me të gjitha ato shtete mike që duan raporte te respektit te ndërsjellë, duke përfshirë edhe Republikën e Turqisë”, përfundon postimi në facebook i kryeparlamentarit.

Ndryshe, mbrëmë Erdogan gjatë një fjalimi kërkoi llogari nga Haradinaj për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së.

Erdogan tha se kryeministri i Kosovës po mbron “terroristët”. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme