Në ‘Rrugën e Kombit’ po kalohet pa pagesë

Këtë të dielë, kalimi në pikën e koncesionarit në Rrugën e Kombit kryhet normalisht dhe pa pagesë, ndryshe nga një ditë më parë kur qarkullimi u paralizua për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë.


Ndërtesa e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit i ngjason një godine të bombarduar.

Pranë sporteleve të shkrumbuara nga zjarri qëndron vetëm një patrullë e Policisë Rrugore, ndonëse për shkak të motit të rënduar me reshje të dendura shiu nuk ka ndonjë fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve në rrugë.

Gjithashtu, deri mesditën e së dielës nuk kishte nisur asnjë punë për të riparuar dëmet.

Gjithçka ishte lënë ashtu siç mbeti pasi protestuesit e pushtuan.

Një ditë më parë, në këtë vend ndodhi një përleshje e ashpër e protestuesve me policinë. Pas tërheqjes së uniformave blu, protestuesit shkatërruan impiantin dhe i vunë edhe zjarrin.

Mëngjesin e kësaj të diele nuk ka më protestues dhe forca polici, por as punonjës të kompanisë koncesionare.

Kalimi pa pagesë i automjeteve kryhet në vetëm dy sportele, pasi në dy të tjerat qarkullimi pengohet nga mbetjet në rrugë.

Xhama, copa metali dhe kioskat e shkatërruara janë ende në rrugë dhe pengojnë mjetet.

Qytetarët e Kukësit, që protestuan ditën e shtunë, gjatë negociatave me policinë paralajmëruan se, nëse trarët e pagesës do të ngrihen sërish, ata do të kthehen për t’i shkatërruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme