Të enjten, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama, në një replikë me kryeopozitarin Basha, deklaroi se populli nuk i përgjigjet thirrjeve të opozitës për “tu ngritur”.
Deklarata mesa duket nuk është harruar nga banorë kuksianë, të cilët kanë protestuar sot para komisariatit të Policisë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar lidhur me protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit.
“Na është ngritur Rama”, ishte një prej pankartave që mbanin protestuesit.