Gjermani/ Ëmbëltorja me akullore e shqiptarëve nuk mbyllet as gjatë të ftohtit

Edhe pse temperaturat janë shumë të ulëta dhe dimërore, ëmbëltorja me akullore në Riedlingen të Gjermanisë është hapur. Në ëmbëltoren Fiona në qendrën e qytetit ka disa risi, tashmë pronari është ndërruar. Lume dhe Xhevdet Neziraj e kanë marrë përsipër lokalin nga pronari i mëparshëm dhe të dielën e kanë hapur.

Akullore me çokollatë, stracciatella, vanilë apo mango? Në pjatë apo në kornet? Lume Neziraj i shërben adoleshentët të cilët gjatë pauzës së mesditës dëshirojnë të ëmblësojnë gojën me ndonjë topth akullore, para se të vazhdojnë sërish mësimin e pasdites, shkruan albinfo.ch.

Dëshira e saj gjithnjë ka qenë që personalisht të prodhojë apo shesë diçka, ka pohuar për të përditshmen gjermane “Schwaebische”, shqiptarja e re, e cila para 19 vitesh ka ardhur në Biberach.

Atje, ajo jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Profesionalisht, edhe më herët ka qenë e orientuar në sektorin komercial, mirëpo që para disa kohësh ka qenë në gjurmën të diçka më të re.

Pronari i mëparshëm i kishte pyetur atë dhe bashkëshortin e saj nëse do të pranonin ta marrin përsipër lokalin. Ata aspak nuk kanë hezituar. Dhe, mu gjatë punimeve formale janë bindur se kanë ndërmarrë hapin e duhur. Përderisa bashkëshorti i saj përkujdeset për furnizimin dhe përgatitjen e akulloreve, ajo me gjithë dëshirë i shërben blerësit. Gjatë të dielës së kaluar, kur është lejuar hapja e shitoreve, ata e kanë hapur për herë të parë lokalin dhe që atëherë, ai është i hapur për çdo ditë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme