Papa Francesco ka bërë thirrje në meshën e sotme për Pashkët katolike për paqe në botë dhe kërkoi të ndalohet “sakrifica” në Siri.
“Drita e Pashkëve të ndriçojë vetëdijen e të gjithë liderëve politikë dhe ushtarakë, në mënyrë që t’i jepet fund gjakderdhjes dhe vrasjes së njerëzve, t’iu dërgohet ndihma personave të rrezikuar dhe refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Papa nga ballkoni i bazilikës Shën Pjetri para mijëra besimtarëve, transmeton KP.
Ai po ashtu kërkoi paqe në gjithë botën dhe kërkoi dialog për luftën në Siri, si dhe ndihmë për viktimat e tregtisë dhe narkotikëve.
Papa shfaqi shpresën se do të tejkalohen ndarjet në Jemen dhe në gjithë Lindjen e Afërt AP.
Mesha e Pashkëve është mbajtur nën masa të rrepta sigurie në gjithë Romën nga frika e sulmeve të mundshme terroriste.