Thaçi e Haradinaj bëhen bashkë te ministri Lekaj për festën e Pashkëve

Ndonëse u mendua se situata e krijuar pas arrestimit dhe deportimit të 6 “gulenistëve”, i ftohu raportet mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, kjo duket se nuk ka ndodhur.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn kanë shkuar për të festuar te vendlindja e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj pra në qytetin e Gjakovës me rastin e  Pashkëve.

Siç duket ministrit Lekaj i ka ardhur mirë, shkuarja e Thaçit e Haradinajt për festën e Pashkëve.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka falënderuar këta të fundit, duke thënë se nderi, tradita e respekti vëllazëror ndër  shqiptarët gjithnjë ka qenë i pamatshëm.

Postimi i plotë i Pal Lekajt

Nderi, tradita e respekti vëllazëror ndër ne shqiptarët gjithnjë ka qenë i pamatshëm.

Jo vetëm në ditë festash si sot, por në secilin moment ne kemi qenë e do të jemi bashkë.

Faleminderit për sot, nga President z. Thaçi, Kryeministër z. Haradinaj dhe nga kolegët partiak e miq bashkëpuntor, për prezencën e tyre dhe për nderin që i bënë familjes tonë dhe festës së përbashkët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme