Bërnabiq thotë se kurrë nuk e ka parë Vuçiqin më të zhgënjyer me perëndimorët sesa tani

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se situata në Kosovë po ashpërsohet edhe më shumë.
Ajo ka theksuar se kurrë nuk e ka parë Vuçiqin më të zhgënjyer me reagimet e partnerëve të huaj në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë.

“Situata po bëhet më e ashpër. Në fund të vitit të kaluar kam qenë optimiste se do të ketë kompromis, sidomos pas thirrjes për dialog të brendshëm, por ju e patë kur ne dërguam përfaqësues të Zyrës për Kosovë që të flasin për paqe i sulmuan me pushkë”, ka thënë Bërnabiq, transmeton lajmi.net.

Sipas kryeministres serbe, për arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, Kosova kishte mbështetjen e partnerëve të saj.

“Prishtina kishte mbështetjen e partnerëve të saj të gjithë e dimë se kush janë ata. Të gjithë e dimë se marrëveshja e Brukselit nuk u zbatua. Prilli është përvjetori i pestë i nënshkrimit. Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare, por është gjithnjë më e vështirë të ruhet paqja, stabiliteti dhe qasja racionale e Serbisë. Ne kemi shpërfillur marrëveshjet e thjeshta”, është shprehur ajo.

Krejt në fund, Bërnabiq ka thënë se Kosova nuk mund të veprojë më si shtet, as në samitin e BE-së në Sofje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme