Vjen një paralajmërim nga AKR-ja për ministrin Sefaj

Partia e Behgjet Pacollit nuk e ka pranuar ende zyrtarisht largimin nga detyra të ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj.

Ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin nga detyra të ministrit të AKR-së, për shkak të aksionit “mister” të arrestimit e deportimit të gjashtë shtetasve turq, AKR ende nuk ka dhënë vendimin final për këtë kërkesë të kryeministrit.

Haradinaj në arsyetimin e tij ka thënë se Sefaj kishte njohuri për zhvillimin e këtij aksioni disa ditë më parë se sa ai të ndodhte, mirëpo për këtë nuk e kishte njoftuar të parin e ekzekutivit raporton GazetaBlic.

Ndërsa në bazë të marrëveshjes së koalicionit PAN, ministrat e AKR-së nuk ka të drejt ti shkarkoj askush tjetër pos Behgjet Pacollit.

E derisa krerët e AKR-së po heshtin, anëtarë të kësaj partie po shprehin haptasi kundërshtimet e tyre ndaj largimit të Flamur Sefajt nga ky post.

Kryetari i të rinjve në AKR, Zijadin Geci, ka thënë se ose Flamur Sefaj do jetë ministër, ose askush tjetër nga AKR nuk do e zëvendësoj atë.

 

“Ose ministër z.Flamur Sefaj ose asnjë nga radhët e AKR-së” ka shkruar ai në rrjetin social facebook.

Agim Bahtiri nga AKR-ja ka deklaruar dje, se ata ende nuk kanë pranuar shkarkimin dhe se në ditët në vijim do zyrtarizojnë qëndrimin e tyre./GazetaBlic/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme