Kina ka vendosur tarifa tregtare për 128 produkete që importohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tarifa është e lartë 25 për qind, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ngriti taksat për çelikun dhe aluminin, njofton Klan Kosova.
Ndër produktet që do të tarifohen me taksën e re janë edhe mishi i derrit dhe vena amerikane.
Këto tarifa do të kapin shumën e tre miliardë dollarë.
Pekini zyrtar njoftoi se kjo lëvizje ishte për të ruajtur interesin dhe balancën tregtare të Kinës pas humbjeve nga tarifat e reja të SHBA-së.
Kina më herët ka thënë se nuk do një luftë tregtare, por as nuk do të rri duarkryq nëse sheh se ekonomia e vendit po goditet.
Por, Trump ka shkruar se “luftërat tregtare janë të mira”, dhe se për SHBA-në do jetë e lehtë ta fitojë.
Autoritete amerikane tashmë veç kanë hartuar plane të reja për të tarifuar miliarda dollarë të tjerë produktet kineze, raporton BBC.