Rakiq e kishte ftuar Ushtrinë e Serbisë në Kosovë

Mediet serbe vazhdojnë të merren me ngjarjet e të hënës së kaluar në Mitrovicë kur nga njësit speciale të Policisë së Kosovës u arrestua Marko Gjuriq.

Duke komentuar rreth këtyre zhvillimeve, gazeta “politika”, zbulon se kërkesën për dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë e kishte bërë prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq, transmeton Koha.net.

Siç shkruan kjo gazetë, Rakiq e kishte ftuar kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ta dërgonte ushtrinë në Kosovë.

“Ne do të vetorganizohemi, por na ndihmoni, presim përkrahjen dhe mbrojtjen tuaj”, citon “politika” të kishte thënë Rakiq.

Beogradi nuk e kishte dërguar ushtrinë, por po në atë mbrëmje e kishte mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ndërsa Vuçiq duke iu drejtuar kombit, arrestimin e Gjuriqit e kishte quajtur “banditizëm të pastër” të përkrahur nga disa vende.

Tri ditë pas ngjarjeve në Mitrovicë, Ushtria e Serbisë ka mbajtur stërvitjet “Sadejstvo 2018”. Stërvitjet në botë dhe në Kosovë u cilësuan demonstrim i fuqisë ushtarake të Beogradit.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme