Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka bërë të ditur se kishte një takim të gjatë me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe se shumicën e kohës diskutuan për çështjen e Kosovës
Ajo theksoi se ajo kurrë nuk e kishte parë Vuçiqin kaq të zhgënjyer me reagimet e partnerëve të huaj për ngjarjet më të fundit në veri të Kosovës ku u arrestua ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Sot një javë, Policia e Kosovës kishte arrestuar Gjuriqin për shkak se kishte hyrë pa leje në Kosovë.
Gjuriq ishte sjellë në stacionin e Policisë në Prishtinë me duar të lidhura, mirëpo nuk ishte mbajtur gjatë.