Shëndeti i liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës është përmirësuar dukshëm.
Ai brenda këtij muaji do të kthehet në Kosovë, ku do vazhdojë terapinë e mbetur.
Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka konfirmuar Gazetës Blic, se gjendja shëndetësore e Mustafës ka shënuar përmirësim dhe ardhja e tij në Kosovës është çështje ditësh.
“Unë jam në kontakte të rregullta me kryetarin dhe mund të ja u konfirmoj se ai gjatë muajit prill do të kthehet në Kosovë, gjatë këtij muaji do me thanë, nuk e kam datën por ai do vjen shpejt.” ka thënë Beqiri për Gazetën Blic.
Ai ka shtuar se Mustafa do e vazhdojë edhe një pjesë të terapisë në Prishtinë, saktësisht fizioterapinë, por se faza e tretmanit kryesor që e kishte në Gjermani ka kaluar.
“Mustafa e ka kaluar fazën e nevojës së tretmanit në Gjermani, por natyra e sëmundjes që ka Mustafa, kërkon vazhdim të trajtimit edhe për një kohë, por që ai do i vazhdoj ato në Prishtinë
Por fakti se ai do kthehet në Kosovë tregon se gjendja e tij është e mirë, dhe ai në Kosovë do e vazhdojë fazën e fizioterapisë“ ka thënë Beqiri.
Mustafa ka shkuar për tretman mjekësor në një qendër rehabilituese në Gjermani që nga 15 janar i këtij viti.
Shëndeti i tij u shndërrua në top temë duke u shtuar zërat se brenda LDK-së do të ketë edhe zgjedhje, por një gjë e tillë siç duket nuk do të ndodh./GazetaBlic/