Privilegjet e përjetshme të Presidentit, nderë apo barrë për Kosovën?

Të premten e kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Presidentin, i cili parasheh privilegje të përjetshme për të parin e vendit. Miratimi i këtij Projektligji, ka hasur në kundërshtimin e një pjese të opozitës kosovare dhe njohësve të rrethanave politike, që i kanë cilësuar këto ndryshime në shpërputhje me standardin social dhe ekonomik në Kosovë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci ka thënë për Telegrafin se ajo dhe VV-ja kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve. Nagavci ka thënë se ata kanë votuar kundër edhe ne leximin e parë, për arsye se i shohin si të panevojshme këto privilegje, duke përfshirë zyrën për tërë jetën, sigurimin, staf që do të jenë afër tij, etj.

“Nuk kemi arritur ta marrin transkriptin ende, për ta parë kush dhe si ka votuar. Bërjen e presidentit me privilegje ia ka mundësuar edhe pjesëmarrja në seancë e disa deputetëve të cilët nuk kanë votuar, por thjeshtë kanë qenë në sallë”, ka shtuar Nagavci.

Sipas saj, po të votonin kundër edhe pjesa e deputetëve që nuk e kishin ushtruar të drejtën e tyre, sigurisht që ky projektligj nuk do të kalonte.

“Privilegjet e përjetshme për Presidentin i kanë mundësuar edhe ata që kanë abstenuar ose që nuk kanë marrë pjesë në votim. Mendja më thotë se ata që e votuan për president, po i mundësojnë tani dhe privilegjet e përjetshme”, ka theksuar Nagavci.

Njohësi i rrethanave politike, Ramush Tahiri ka theksuar se Kuvendi e ka miratuar me votat e nevojshme dhe si duket sipas tij, e ka vlerësuar se Kosova ka edhe mundësi edhe kapacitet edhe nevojë, por edhe e ka për nderë që të gjithë Presidentët të kenë kompensim material gjatë të gjithë jetës.

Tahiri ka thënë se deputetët që e kanë mandatin e popullit e kanë vlerësuar një gjë të tillë, pa marrë parasysh a është Presidenti i vjetër apo i ri apo e re në moshë dhe pa marrë parasysh a e ka pasur mandatin e plotë apo të gjysmë.

“Mendimi im personal është fare i parëndësishëm dhe nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje të Kuvendit e as në zbatim të ligjit”, ka theksuar Tahiri. Ndryshe, Projektligji i ri e heq kufizimin prej 5 vjet për beneficione dhe nëse ky ligj kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë benefitet e presidentit janë në kohë të pakufizuar. Në bazë të këtij projektligji ish presidenti përfiton një zyre, shofer, truproje dhe asistent. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme