Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u takua sot me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Burundit Alan Eme Njameti dhe tha se Serbia i ka borxh një falënderim të madh këtij shtetit afrikan që, “duke tërhequr njohjen” e pavarësisë së Kosovës, tregoi se ky proces nuk është përfunduar dhe se pozita e Serbisë mund të përmirësohet.
Daçiq tha se nota verbale e Burundit për tërheqjen e njohjes së Kosovës ishte “një tekst serioz politik” dhe se “ai shtet kishte një analizë të thellë të situatës dhe dha justifikim të jashtëzakonshëm ligjor për vendimin e tij”.
Daçiq ka një kohë të gjatë që ka filluar lobin e tij kundër Pavarësisë së Kosovës, dhe ka deklaruar që do të përpiqet të bind shtetet për tërheqjen e njohjes së Kosovës.