Veseli: Jam fanatik i Kosovës, por Rama s’është më shqiptar se unë

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se “nuk pajtohem me faktin se Edi Rama është më shqiptar se une”

Në një intervistë thënë për Koha Ditore në Kosovë, Veseli ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd dhe polemikat që shkaktoi ajo.

Veseli tha se beson që “gjithçka e mirë do t’i vijë Kosovës prej fqinjëve të mirë dhe partnerëve të mirë, e aq më tepër nga një vend vëllazëror si Republika e Shqipërisë”, ndërsa për fund insistoi: “Unë jam krenar dhe fanatik i shtetit tim, i Republikës së Kosovës dhe kurrë nuk do të pajtohem se Edi Rama është më shqiptar se unë”.

Duke folur në cilësinë e kryetarit të PDK-së, partner në koalicionin qeverisës me LDK-në, Veseli, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, tha se koalicioni është vonuar në riformatizimin e qeverisë, por identifikoi vonesa edhe në proceset politike, strategjike dhe të vendimmarrjeve të mëdha.

Në intervistë ai foli edhe për nevojën e ballafaqimit me realitetin e Gjykatës Speciale, ndërsa duke folur për aferën e përgjimeve “Pronto” kërkoi të mos “politizohet ligji” dhe “të mos bëhemi ne gjykatës”, shkruan Koha.net në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme