Departamenti amerikan i Shtetit kërkon transparencë për rastin e deportimit të ‘gylenistëve’

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, ka thënë se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

“Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike. Për pyetje të tjera mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për VOA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme