Maqedoni, 10.570 administratorë punojnë me shkollë fillorë, 495 pa shkollim

Numri më i madh i administratorëve të punësuar në administratën publike të Maqedonisë kanë shkollim të mesëm ose të lartë, tregojnë të dhënat e regjistrit të sektorit publik në Maqedoni që e ka përgatitur Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës.

Por, nuk është i ulët numri i atyre që janë të punësuar në administratë që janë pa shkollim.

Sipas të dhënave të fundit të vitit 2017 madje 495 të punësuar janë pa shkollë, 202 janë gjysmë të kualifikuar, 404 të kualifikuar, 10.570 janë me shkollë të fillore, 38.045 janë me shkollë të mesme, 547 janë me kualifikim të lartë, 5.707 me shkollim të lartë, 46.405 janë me fakultet dhe 4.861 me magjistraturë si dhe 2.068 doktor të shkencave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme