Shkencëtari britanik i paaftë për të identifikuar prejardhjen e agjentit nervor Novichok

Shkencëtari nga Porton Down ka thënë se nuk mund të zhvilloj një agjent nervor novichok që është përdorur në helmimin e ish shpunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Shefi ekzekutiv i Shkencës për Mbrojtje dhe Laboratorit të Teknologjisë (DSTL), Gary Atikenhead nga Porton Down, tha për “Sky News” se akoma nuk ka arritur të konfirmoj nëse ky lloj helmi është prodhuar në Rusi.

Ai tha: “Ne ishim në gjendje ta identifikonim atë si novichok, për të identifikuar se ishte agjent nervor ushtarak.”

“Ne nuk e kemi identifikuar burimin se nga ka ardhur, por ne i kemi dhënë informacion shkencor qeverisë të cilët më pas kanë përdorur një numër burimesh të tjera për të mbledhur së bashku konkluzionet që ju keni.”

Ai tha se krijimi i origjinës së tij kërkon “hyrje të tjera”, disa prej të cilave janë të bazuara në inteligjencë, që qeveria ka qasje, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.

Atikenhead shtoi “Është detyra jonë për të siguruar të dhëna shkencore në atë çfarë është realisht ky agjent nervor, në e identifikojmë prej cilës fushë të veçantë vie dhe nga cila gradë ushtarake, por detyra jonë nuk është të themi se në cilën fabrikë është prodhuar.”

Megjithatë, ai e konfirmoi se kjo substancë është “jashtëzakonisht e sofisitikuar përmes një metode krijuese.”

Ai tha se nuk kishte një anti-helm për novichokin.

Ndërkohë, zyra e jashtme ka thënë se beson që Rusia qëndron prapa këtij sulmi./Periskopi/

The Porton Down facility in Wiltshire

The Ministry of Defence's Porton Down research centre

Sergei Skripal, 66, and his daughter Julia are in a critical condition

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme