Mishi i prishur në markete, vihet në lëvizje Prokuroria

Prokuroria e Ferizajt është e para që ka nisur punën për zbardhjen e rastit për mishin e prishur që u kap në dy markete në Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, i cili ka bërë të ditur që ka kërkuar mbledhje e informacioneve për këto raste, shkruan gazetametro.net.

“Prokuroria në Ferizaj ka urdhëruar Departamentin për Krime Ekonomike të Policisë në Ferizaj për të mbledhur informacione në lidhje me 1 ton mish të konfiskuar në Ferizaj”, ka thënë Jashari për Kallxo.com

Kreu i organit të akuzës ka qartësuar edhe dyshimet mbi të cilat po mblidhen informacionet, duke thënë se është ‘Prodhim dhe vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’, ndaj dy marketeve në Ferizaj. Metro pati zbuluar se bëhet fjalë për Viva Fresh dhe SuperViva në Ferizaj.

Ndërkohë, Metro ka provuar të kontakojë me Prokurorinë në Mitrovicë për të parë veprimet e tyre, duket pasur parasysh se aty ka nisur skandali i zbuluar nga Metro, mirëpo kryeprokurori Shyqyri Syla nuk e ka hapur telefonin.

Ndryshe, skandali me mishin e prishur në markete nisi me zbulimin e Metros për mishin e prishur në ETC dhe VIVA, i cili raportim shtyri organet që të kapin mish të tillë edhe në Ferizaj, Skënderaj e Prizren./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme