Kuvendi debaton temën më të nxehtë të javës, Kryeministri s’është askund

Arrestimi i gjashtë gylenistëve në Kosovë, është top tema e javës në Kosovë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, për më shumë se dy orë janë duke diskutuar këtë çështje, por as kryeministri, as kryeparlamentari nuk janë në seancë. Ka qenë deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, ai që ka thënë se seanca e sotme ngjan në ‘një shfaqje pa aktorët kryesorë’, shkruan Periskopi.

“Kërkojmë rezolutë që drejtori i policisë, drejtori i AKI-s, kryeprokurori i shtetit, ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm, ai i Drejtësisë të raportojnë brenda tri ditësh me shkrim për procedurat që janë ndjekur me këtë rast. Kërkojmë formimin e komisionit parlamentar për të zbardhur këtë rast. Përgjegjësit e këtij skandali të japin përgjegjësi sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet e rendit që përgjegjësit e këtij skandali t’iu sigurohet e drejta për gjykim të drejtë dhe transparent, përfshirë edhe të drejtën e ankesës”, ka thënë ai.

Hoti tha se me rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve është shkelur ligji për të huajt.

“Ne të gjithë u shtangëm nga lajmi se gjashtë shtetas turq ishin kidnapuar në pikë të ditës. Ata u depërtuan me urgjencë në Turqi. Të shmangur kishin mbetur kryeministri, por jo edhe presidenti. AKI kishte kërkuar revokimin e lejes së qëndrimit pasi sipas saj përbënin rrezik për sigurinë kombëtare. Departamenti për shtetësi të njëjtën ditë kishte revokuar lejen e qëndrimit. Për shkak të deportimit me urgjencë, ata nuk kanë pasur mundësi të ankesës”, tha Hoti.

Takimi i krerëve të shtetit ndodhi në restorant privat.

Kryeministri nuk mundi të shkarkojë drejtorin e AKi-së, Kujt i raporton ky drejtor

Ai u shpreh se imazhi i Kosovës është dëmtuar seriozisht, pasi konventa ndërkombëtare ndalojnë rreptësisht dëbimin e shtetasve në vendet ku rrezikohet trajtimi i tyre.

“Tentimi për shfuqizimin e ligjeve të specializuara dhe deportimi i shtetasve turq krijon pasiguri te qytetarët dhe miqtë tanë perëndimorë. Këto janë shenja të kapjes së shtetit nga një individ i vetëm. Thaçi doli haptas në mbrojtje të AKI-së. Ai duhet të bëjë transparente telefonatën me Erdogan pas deportimit. Ai ka shkelur Kushtetutën dhe pasojat e kësaj dihen”, ka thënë Hoti.

Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për deportimin e gjashtë gylenistëve në Turqi, ndërsa ka ironuar kryeministrin Ramush Haradinaj se sikur të mos kishte televizor në shtëpi, ai nuk do të dinte se çfarë po ndodh në shtetin e tij.

Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovëps, ku po debatohet për deportimin e shtetasve turq, Konjufca tha se dikush u bë shkaktar në Kosovë që vendi ynë të renditet në mesin e atyre pak vendeve që shkelin konventat ndërkombëtare.

“Javën e kaluar më së shumti jam gëzuar se kryeministri ka televizor në shtëpi, pasi mos ta kishte pasur TV nuk do ta kishte ditur se çfarë po ndodh në shtetin e vet. Por, ma mirë ishte sikurse të takonte Thaçin, pasi ai e di se çfarë ka ndodhur më së miri në Kosovë”, u shpreh Konjufca.

Ai tha se me deportimin e gjashtë shtetasve turq është shkelur Kushtetua e Kosovës dhe se lidhur me këtë dikush nga krerët shtetëror po gënjejnë.

“Ai që nuk po tregon të vërtetën është presidenti Thaçi. Ai dhe Erdogani kanë ndërtuar një raport joligjor me njëri tjetrin që mbështeten mbi konceptin e favorit ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Konjufca.

Dardan Molliqaj nga Grupi i Deputetëve të Pavarur tha se presidenti i Kosovës publikisht e ka pranuar se marr pjesë në deportimin e shtetasve turq.

Molliqaj tha se është tashmë e ditur se personi që e ka ditur dhe ka marr vendim është presidenti i Kosovës.

Tash pyetja shtrohet a ka qenë korrekte në aspekt ligjor. “Me aq sa kam pa unë është deportim dhe jo ekstradim”, tha Molliqaj.

Molliqaj tha se sipas Ligjit për të Huajt kur rrezikohet siguria kombëtare nuk ka procedura.

Deputeti Molliqaj tha se tash shtrohet pyetja a e kanë rrezikuar këta persona sigurinë kombëtare.

Dy rryma që janë në Turqi sipas Molliqajt janë bërë betejë edhe në Kosovë. Molliqaj tha se presidenti Thaçi e ka shkaktuar krejt këtë

Shefi i GP të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se thelbësore për Kosovën është që nuk ka shmangie nga orientimi euroatlantik i saj, pasi janë bërë shumë investime qoftë nga SHBA, apo vendet mike.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po debatohet për deportimin e gjashtë gylenistëve, theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, siç kanë qenë të mira në të kaluarën, duhet  të jenë të mira edhe në të ardhmen, pasi kjo është në interesin e tyre.

Megjithatë, ai ka kërkuar një informacion më të plotë dhe zyrtar lidhur me deportimin e gjashtë gylinestëve më 29 mars në Turqi, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ketë një debat më serioz, i cili do të ndihmonte për rezolutën që mund të dalë nga Kuvendi i Kosovës

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri duke folur në seancën e jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq tha se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie juridiko-ndërkombëtare.

Sipas tij Turqia ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e 47 shtetasve turq, por asnjë nga këta nuk është ekstraduar.

Tahiri në fjalën e tij ka treguar edhe kërkesat që Turqia në vazhdimësi ka kërkuar për ekstradimin e shtetasve turq nga Kosova për në Turq.

Tahiri ka theksuar se në vitin 2017 nga Kosova janë deportuar 344 persona përpos organeve përgjegjëse nuk është në dijeni as presidenti, as kryeministri as askush sepse është përgjegjësi e Policisë dhe MPB-së dhe janë bërë pa vendim gjykate. Me këtë Tahiri ka lënë të kuptohet se gjashtë shtetasit turq janë deportuar nga Kosova ndërsa për këtë tha se nuk ka më shumë informata.

Çdo dëbim i personave sipas Tahirit ndodh në mes të dy shteteve./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme