I krahasoi shqiptarët me organin gjenital, ja çfarë e pret kryeministrin Rama

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë bërë zyrtare thirrjen që u bë publike nga kryetarja Monika Kryemadhi, për të kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti. Shkak për këtë kërkesë, është bërë fyerja që ai adresoi ndaj popullit shqiptar, kur flitej për reagimin qytetar kundër padrejtësive.
“Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë dhe për më tepër pastaj , jo po…shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata…Kjo e ngritjes është: “Thirri thirri të ngrihet, ai shkreti kokëulur , s’të përgjigjet dot”, – tha kreu i qeverisë në seancën plenare të 29 marsit në Kuvendin e Shqipërisë.

Por nuk kaloi shumë dhe të shtunën, populli u ngrit në protestë kundër taksës së dyfishtë që qeveria vendosi pa paralajmërim për kalimin e ço automjeti në Rrugën e Kombit.

Këtë të mërkurë, grupi parlamentar i LSI-së i është drejtuar me një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për të kërkuar përjashtimin e shefit të mazhorancës.

Arsyetimi është i tillë: Gjuhë fyese, rrugaçi, poshtëruese dhe përçmuese ndaj shqiptarëve.

“Krahasimi që kryeministri Edi Rama ju bën deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë me organin gjenital mashkullor është rast i paprecedentë dhe shfaqja më e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit”, thuhet në kërkesën e LSI-së.

LSI thekson se nuk është hera e parë që kryeministri bën sjellje të tilla në kundërshtim me rregulloren, dhe për këtë kërkohet masa më e rëndë që parashikon rregullorja. Dënimi maksimal, është 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme