Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në fshatin Borje të Kukësit, ku burri ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15. Sipas policisë shtetasi Adem Tale, 75 vjeç, baba i 6 fëmijëve ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Autori i krimit, pas ngjarjes, është larguar. Policia po punon për kapjen e 75-vjeçarit.