Ka pothuajse 6 vjet që Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka pranuar një donacion aparaturë për diagnostikimin e leukemisë.
Aparati “Flow Cytometër” prej se është dhuruar nuk ka arritur të funksionalizohet as pas gjashtë vjetësh, që kur e ka pranuar QKUK-ja. Analizat që do të mundë të kryheshin në Kosovë dërgohen në Austri, ndërsa çdo vit jepen arsyet e njëjta për mosfunksionimin e kësaj aparature, shkruan Koha Ditore.
As MSh-ja e as QKUK-ja deri tash nuk kanë marrë iniciativë për funksionalizimin e aparaturës, e cila QKUK-së i ishte dhuruar në vitin 2012 nga organizata “Në Ndihmë të Fëmijëve me Kancer”.
Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka pranuar se kjo aparaturë nuk po funksionon. Një nga arsyet e mosfunksionimit që ky institucion e ka përmendur është mungesa e reagensve… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)