Mediat kosovare shkruajnë sot se AKR ia ka ofruar pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme Florian Qehajës, njohës i çështjeve të sigurisë.
Ka qenë i shpejt reagimi i kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacollit.
Zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Kosovës ka thënë për Indeksonline se këto janë spekulime mediatike.
“Janë vetëm spekulime të mediave, asgjë më shumë” ka thënë Pacolli për Indeksonline.
Të njëjtën e ka thënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
“Nuk ka asgjë të vërtetë. Kryetari i partisë nuk është këtu, andaj nuk është diskutuar fare kjo” ka thënë Makolli.
Qehaja është drejtor i Qendrës Kosovare për Studime mbi Sigurinë dhe është autor i disa shkrimeve mbi sigurinë