Avokati: Boban Iliqi duhej të dënohet së paku 20 vite, ky është rast i montuar!

Avokati i familjes së Almir Aliut, Asmir Alispahiq është shprehur i dëshpëruar nga dënimi prej vetëm 6 viteve për Boban Iliqin, vrasësin e Almirit katërvjeçar nga Kumanova.
Sipas tij gjykata nuk i mori parasysh rrethanat se bëhet fjalë për rast me viktimë fëmijë i pafajshëm.
“Madje gjykatësja guzoi të dënojë edhe babain, xhaxhin dhe kushëririn e Almirit. Ky është edhe një rast i montuar në vargun e rasteve të montuara, fillimisht nga Prokuroria në Kumanovë, e sot edhe në Gjykatën e Kumanovës.
Si jurist do të vazhdoj të luftoj edhe më tej të dëshmoj se kjo që po e them është e vërtetë”, theksoi Alispahiq, raporton Gazeta Lajm. .
Alispahiq tha se vërehet qartë se gjykatat në Maqedoni shqiptojnë dënime tendencioze kur bëhet fjalë për viktima shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme