Në nëntor të vitit të kaluar, pak kohë pasi e kishte marrë postin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte dalë në terren për ta parë gjendjen. Bashkë me deputetin e ARK-së, Labinot Tahirin kishin vizituar fshatin Tërrë të Ferizajt.
Prej aty kishte dhënë një premtim se rruga e këtij fshati do të kryhet në kohën më të shkurtë të mundshme.
“U zotova që rruga e këtij fshati prej 3.5 kilometra, e cila i lidhë me rrugën magjistrale, do të kryhet në kohën më të shkurtër të mundshme”, kishte shkruar Lekaj në rrjetin social Facebook, më 1 nëntor 2016.
Sikur nuk u mjaftuar me kaq, Lekaj dha fjalë edhe më të forta, siç duket, për t’i pezmatuar tash banorët me mosrealizimin e premtimit, shkruan Insajderi.
“E kam thënë edhe më herët, nuk do të ketë stërzgjatje të projekteve, nuk do të dominojë interesi individual e klanor sikurse deri tani, por do të jemi të saktë në zhvillimin dhe përfundimin e projekteve”, kishte shkruar tutje ministri Lekaj.
Por deri më tani ky premtim nuk është realizuar, dhe kjo ma bërë që deputeti me të cilin asokohe ishte në vizitë në këtë fshat, të thërrasë protestë.
Madje, Tahiri kohë më parë ishte në këtë fshat pikërisht me ministrin Lekaj, prej ku ky i fundit e kishte dhënë premtimin që kjo të përfundojë sa më parë që është e mundur./Insajderi.com
https://www.facebook.com/dr.pallekaj/videos/1556712221055248/