Në vitin 1981, Kosova kishte 1.5 milion banorë

Në prill të vitit 1981, nisi regjistrimi i shqiptarëve të Kosovës si banorë të Jugosllavisë

Në një shkrim të marrë nga Tanjugu, gazeta Rilindja lajmëronte qytetarët që deri më 12 prill, përveç popullsisë, do të regjistroheshin edhe amvisnitë dhe banesat.

“Çdo gjë është e gatshme për fillimin e aksionit të rëndësishëm statistikor e shoqëror- regjistrimit të popullsisë, të familjeve dhe banesave në vitin 1981… Në këtë mënyrë u aftësuan nja 7.200 regjistrues, të cilët nesër në orën 7 të mëngjesit do të fillojnë të anketojnë familjet e para në afro 1.440 vendbanime të Kosovës që janë ndarë në më se 4.000 qarqe regjistruese.”

Në tekstin me titull “Nesër në mbarë vendin fillon regjistrimi i popullsisë”, Enti Federativ i Statistikës, obligon regjistruesit që të ruajnë si sekret zyrtar të gjitha të dhënat e mbledhura.

“Qytetarët mund t’u ndihmojnë shumë regjistruesve po që se në ditët kur bëhet regjistrimi qëndrojnë në shtëpi- së paku nga një anëtar i rritur i familjes i cili mund t’i japë shënime regjistruesit.”

Duke u bërë e ditur që regjistruesit janë veçse gati shpjegohet se janë dhënë edhe instruksionet e fundit.

E përveç kësaj, si banorë duhet të lajmëroheshin edhe ata persona që jetonin në botën e jashtme, për punë, apo përkohësisht.

Në fund, shpjegohet se ata që për çfarëdo arsye nuk janë regjistruar deri në datën e caktuar, duhet që këtë ta bëjnë në bashkësinë e vet lokale.

Sipas të dhënave që ishin regjistruar në atë vit, në të cilat kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, në Kosovë jetonin 1.584.440 banorë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme