Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu ka komentuar hapur taksën e vendosur nga qeveria Rama për Rrugën e Kombit, protestën e kuksianëve, dhe dhunën që shpërtheu e që përshkallëzoi deri në djegien e sporteleve të ngritura për pagesën e tarifës së dyfishtë.
Sipas Lu-së, dhuna është e papranueshme, si nga qytetarët që duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre përmes protestave paqësore, por njëjtë e patolerueshme është edhe për policinë.
I ftuar në Opinion, kryediplomati amerikan, tha se policia nuk ka të drejtë të lëndojë njerëzit, apo të arrestojë masivisht njerëzit në mes të natës.
Kështu, edhe Lu i beson kuksianëve, kur thonë se nuk janë arrestuar ditën nga policia për protestën e dhunshme, por në mes të natës, duke folur për terror.