Zhvillimet e fundit në vend nuk munda ta linin indiferent publicistin Veton Surroi, që ka publikuar një tjetër shkrim në portalin e tij Koha, shkruan Periskopi.
Ky shkrim është titulluar “Mos u brengosni, në torishtë kanë hyrë vetëm ujqit” si një ironizim me atë që ndodhi sidomos gjatë javës ës fundit. Surroi beson që pushteti është përgjegjës për futjen e Serbisë, Rusisë dhe Turqisë brenda territorit të Kosovës.
Sa i përket ndarjes së Mitrovicës, ai mendon se aty është vendosur Rusia përmes shkurtpamësisë së ‘disa komandantëve të UÇK-së’. “Pushteti i Kosovës e solli dhe e mban Rusinë në urën e Mitrovicës.” – shkruan ai.
Surroi beson se po i njëjti pushtet e solli edhe Turqinë këtu, por ia ndërroi rolin: nga pjesë e zgjidhjes e bëri problem. Ai kritikoi shkeljen e procedurave ligjore të vendit me rastin e arrestimit dhe deportimit të 6 shtetasve turq – përcjell Periskopi.
Lexo shkrimin e plotë në linkun që vijon: https://www.koha.net/veshtrime/85424/mos-u-brengosni-ne-torishte-kane-hyre-vetem-ujqit/