Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me kancelaren gjermane me 13 Prill në Berlin.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të nisë një ofensivë diplomatike, në shtetet perëndimore për të gjetur një mënyrë të re për zgjidhjen e raporteve me Kosovën, shkruajnë mediet serbe.
“Serbia është e gatshme për një zgjidhje, por një zgjidhje është që të dy palët të mos kenë humbje”, ka thënë Vuciq në takimin e kaluar që kishte me Merkel, transmeton lajmi.net
Merkel nuk kishte folur se çfarë duhet të ndodhë me Kosovën.
“Presidenti serb është aktori kryesor. Ne flasim për këtë dhe ne e mbështesim kur ata kërkojnë për mbështetjen tonë. Por unë nuk jam këtu për të dhënë këshilla, sidomos jo në publik”, kishte thënë Merkel./Lajmi.net/