Njësitet policore të Pejës, të enjten, në mesditë kanë zhvilluar një aksion kontrollesh të mysafirëve nëpër disa lokale në qendër të qytetit. Gjatë një ore pjesa ku gjenden kafenetë në sheshin e Pejës ka qenë e bllokuar nga automjetet policore dhe pjesëtarët e organeve të rendit, që po zhvillonin kontrolle edhe trupore të qytetarëve që ishin ulur nëpër lokale, duke mos i lënë pa kontrolluar as çantat
Nënkoloneli Nexhat Gutiq, shef i operativës rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, i ka thënë KD-së se ky aksion ishte një kontroll e rëndomtë, bazuar në planin operativ të punës për 2018, shkruan sot Koha Ditore.
“Çdo gjë po zhvillohet me urdhëresë të Prokurorisë dhe Gjykatës dhe do të vazhdojmë punën tonë për të ngritur sigurinë e qytetarëve. Të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë janë veprime të ligjshme bazuar në informatat paraprake me të gjitha lejet dhe urdhëresat e duhura. Pra, është një kontroll rutinë për rritjen e sigurisë”, është shprehur ai, derisa po mbikëqyrte aksionin e njësiteve policore.