Një rast i dhunës familjare dhe tentim vrasjes është regjistruar gjatë ditës së djeshme nga policia në Drenas.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.