Ambasada Ruse demanton se ka organizuar protesta në Shkup

Ambasada e Federatës Ruse në Maqedoni ka demantuar se është organizator i protestave në Shkup, transmeton Almakos.

“Në lidhje me spekulimet e shpërndara në disa medie se mitingu i mbajtur këtyre ditëve para Ambasadës së Rusisë në Shkup, si dhe fjalimin e Ambasadorit të Rusisë para pjesëmarrësve saj paraqet thyerjen e Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike nga viti 1961, njoftojmë se thëniet e tilla dëshmojnë se autorët e tyre dinë pak për përmbajtjen e Konventës së Vjenës. Ju përkujtojmë se Ambasada e Rusisë nuk ishte as iniciator, e as organizator i këtij mitingu”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e kësaj ambasade.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme