Britaniku që jeton në Maqedoni dhe që flet 50 gjuhë

Mirëdita, I speak beaucoup de lingue completamente flytande – verstaan haar? E kuptuat këtë? Sipas gjithë gjasave jo. Turp, se pikërisht këtë synim ka gjuha: kuptimin. Unë kuptohem ose merrem vesht me shumë njerëz. Grekët do thoshin: Unë jam polyglot. Jam 41 vjeç, i lindur si britanez dhe flas 50 gjuhë, 25 sosh rrjedhshëm.

Britaniku RICHARD SIMCOTT është 41 vjeçar dhe jeton në Maqedoni dhe punon në një agjensi reklamash.

Prej në moshën 3 vjeçare ai ka filluar të eksperimentojë me dialektet. Dialektin gjerman të Zvicrës (Schwyzerdütsch) i është dukur tepër komik. Në moshën pesë vjeçare mësoi gjuhën frenge, më pas spanjollishten dhe uelsishten. Prindërit e tij flasin vetëm një gjuhë.

Në moshën 18 vjeçare shkoi në Pragë, normalisht për të studiuar gjuhët. Më pas shkoi në Islandë dhe më vonë në Spanjë, Greqi dhe Turqi. Në Sarajevë ka qëndruar disa vjet për të punuar për ambasadën britanike. Nga çdo vend ka marrë si dhuratë edhe gjuhën. “Si i huaj në Barcelonë, kur flasësh spanjollisht, ata të dhurojnë vëmendje, kur ti flasësh katalonjisht, ata ta dhurojnë zemrën,” thotë ai.

Zemrën time e kam humbur në Maqedoni, ku kam njohur gruan time. Vajza ime flet ndërkohë gjashtë gjuhë, më me dashuri gjuhën frenge dhe gjermanishten. Mua më pëlqen veçanërisht gjermanishtja e fëmijëve. “Matschepampe machen” – këtë e dëgjoj përzemërsisht!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme