A do të japin dorëheqje apo Kadri Veseli do t’i shkarkojë ‘prontistat’ e tij?!

Janë së paku tre zyrtarë të lartë të PDK-së që akuzohen në aferën “Pronto” e që ende mbajnë pozita të larta shtetërore.

Besim Beqaj, është ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë Haradinaj. Ndaj Beqajt, sot është ngritur një aktakuzë në rastin “Pronto”. Përveç Beqajt edhe një zyrtari të lartë të PDK-së i është ngritur aktakuzë.

Është ky deputeti Zenun Pajaziti, i cili mandatin e kaluar ka qenë edhe shef i deputetëve të PDK-së.

Pajaziti një kohë ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme kur Hashim Thaçi ka qenë kryeministër.

Bëhet fjalë edhe për Nijazi Kryeziun, këshilltarin e Kadri Veselit në pozitën e kryeparlamentarit, shkruan lajmi.net.

Shtrohet pyetja se a do të japin dorëheqje këta të përmendur apo Kadri Veseli do të përmbushë premtimin e tij s’e ata që kanë aktakuza të ngritura nuk ka vend në institucione.

Kjo mbetet të shihet sot ose në ditët në vazhdim. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme