Kryetari i BESËS, Gashi: Me Zaevin parimisht jemi pajtuar për bashkëqeverisje

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi është i ftuar në Tv Globi, ku po flet për situatat politike aktuale nëpër të cilat po kalon Maqedonia.

Gashi tha se me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev është në komunikim të rregullt, duke shtuar se parimisht janë marrë vesht për bashkëqeverisje mbi principet e bashkëpunimit, dhe se tani ka ngelur vetëm pjesa teknike, raporton Almakos.

Sipas Gashit kyçja e tyre në Qeveri ka të bëjë për shqiptarët gjë që përfshin reformat e domosdoshme që do ndërmerren, edhe për euro – integrimet.

Gashi tutje tha se me rendësi është se ku gjendet ideja e BESËS, kush e barttë atë, e jo çështja e legalitetit. Ai shtoi se BESA identifikohet përmes aktivizmit të saj të përçdoditshëm, si dhe me kuadrot e ndershme dhe intelektuale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme