Paralajmërimi i fundit i LDK’së për Qeverinë Haradinaj

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbeten opsioni i vetëm i koalicionit qeverisës, të cilët më nuk e kanë shumicën e votave në Kuvend. Partitë opozitare paralajmërojnë ngritje të mocionit për rrëzim të Qeverisë nëse këta të fundit nuk japin dorëheqje vetë.

Të gjitha partitë opozitare të vendit pajtohen që koalicioni qeverisës nuk është më funksional dhe të gjithë dakordohen në një pikë, që nëse zgjedhjet e parakohshme janë interes i vendit ata do t’i përkrahin ato.

E sa i përket kërkesës për zgjedhje të reja nga LDK-ja ka folur edhe kryeministri Haradinaj, i cili është shprehur se nëse LDK-ja e ka përnjëmend rrëzimin e Qeverisë, atëherë do t’i ketë edhe votat e AAK-së.

Por deputetë nga koalicioni qeverisës konsiderojnë që vendi ka prioritete të tjera dhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të ofronin një situatë më të mirë sesa situata aktuale, shkruan Zeri.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike të vendit thonë që është në dorë të Partisë Demokratike të Kosovës nëse dëshiron apo jo të rrëzojë Qeverinë. Kjo sepse, sipas tyre, as opozita nuk i ka votat të rrëzojë Qeverinë, por as koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për të qëndruar në krye të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme