Pas festave vijon një javë e mundimshme gjyqësore për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Nga e marta deri të premten, ai për çdo ditë duhet që të paraqitet në Gjykatën Penale, transmeton Almakos.
Të martën dhe të mërkurën, gjegjësisht me 10 dhe 11 prill ka të caktuar seanca gjyqësore për furnizimin e mercedesit luksoz në lëndën Tenk.
Të enjten me 12 prill, duhet që të mbahet seanca e dytë gjyqësore për lëndën “Titanik”, pasi që paraprakisht avokatët për shkak të vëllimit të lëndës kërkuan dhe fituan më shumë kohë për të kontrolluar dëshmitë.
Deri në fund të muajit, Gruevski duhet që të marre pjesë ne 10 seanca gjyqësore edhe atë: 5 gjykime për rastin ‘Tenk’, 3 për rastin “Titanik”, një seancë për rastin “Trajektore” dhe një seancë për rastin “Dhuna”.
Kundër tij ka 5 akuza aktive të Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa janë hapur edhe 3 hetime të reja.