Organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve “Anima Mundi” ka paralajmëruar padi penale për personat e përfshirë në fotografinë me derrat e egër të vrarë në parkun kombëtar “Jasen”.
Nga kjo organizatë thonë se presin dënim sa më të madh për shkeljen e periudhës së gjuetisë dhe Ligjit për gjueti.
Nga “Anima Mundi” më tej theksojnë se njeri i civilizuar është ai që ka respekt për gjitha krijesat e gjalla dhe jo ai që degradon ambientin e tyre, ju rrezikon jetën madje edhe i masakron.
Ata pyesin se deri kur Maqedonia do të tolerojë siç thonë, sjelljen më brutale ndaj natyrës.