“Rusia nuk do të jetë kurrë miku ynë, ne do ta sulmojmë kur kemi nevojë”

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley ka shpërthyer me kritika drejtuar Rusisë duke e paralajmëruar Rusinë se ajo “asnjëherë nuk mund të jetë mike e Amerikës.” Moska mund të provojë të sillet si një “shtet i rregullt” por Shtetet e Bashkuara do të “godasin atë kur do të ketë nevojë”, tha ajo.

Gjatë një fjalimi në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut të premten, Haley tha se bashkëpunimi me Rusinë është i pamundur, duke shtuar se ekipi i Trump ka bërë më shumë kundër Moskës sesa çdo administratë tjetër që nga koha e Ronald Reagan, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

“Rusia asnjëherë nuk do të jetë miku ynë,” u tha studentëve Haley, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth “mbajtjes së përgjegjësisë së Rusisë” për ndërhyrjet e supozuara në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Diplomatja tha se Uashingtoni akoma punon me Moskën “kur ne kemi nevojë, dhe mund ta godasim atë kur kemi nevojë.”

“Ne i kemi dëbuar 60 diplomatë rusë/shpiunë, dhe kemi armatosur Ukrainën, pra kjo është mbrojtja jonë,” shtoi ajo./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme