Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sot do të vijë në Kosovë.
Policia ka thënë për KTV-në se Gjuriqi në Kosovë do të arrijë në orën 22.
“Me përcjellje të forcave policore nga pika kufitare në Jarinjë ai do të dërgohet në Zveçan”, njofton policia.
Shefi i Zyrës për Kosovën, pritet të largohet nga Kosova në orën 2 pasmesnate.
Mësohet se Gjuriqi nuk do të ndalet në Mitrovicë.